Tubime në gjithë Francën për 1 Majin, incidente me policinë në Paris, Nantë, Lion 

1 Maj 2025 | 20:00

Tubime u mbajtën sot në të gjithë Francën me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, dhe Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve (CGT) njoftoi se në to morën pjesë rreth 300,000 persona, ndërsa incidente u regjistruan në disa qytete, përfshirë Parisin.

Tubimet u mbajtën me kërkesa për paga më të mira, heqjen e reformave të pensioneve dhe u dëgjuan gjithashtu slogane kundër “Trumpifikimit të botës”, raportoi televizioni francez BFM.

Siç u tha nga CGT, u mbajtën mbi 260 takime në të gjithë vendin.

29 persona u arrestuan në Paris, dhe policia njoftoi se ky nuk është numri përfundimtar, pasi ndërhyrja e policisë kundër disa protestuesve të tjerë është duke vazhduar.

Gjatë festimeve të 1 Majit në Paris, u sulmua edhe stenda e Partisë Socialiste dhe të paktën dy persona u plagosën, njoftoi zëdhënësja e asaj partie.

Ministri francez i Brendshëm, Bruno Retaillo, dënoi sulmin ndaj përfaqësuesve të socialistëve dhe u ofroi atyre mbështetje.

Incidente pati edhe në Nantes, si dhe në Lyon, ku u arrestuan tetë persona.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi rus vret të paktën katër persona, Zelenskyy kërkon presion më të madh ndaj Moskës

Një sulm i natës me bomba nga Rusia goditi qytetin verilindor ukrainas të Sumyt, ku njëra prej bombave ra pranë një ndërtese banimi. Të paktën...
12:37 | 04/07/2026

Mijëra persona protestojnë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AfD

Mijëra persona dolën në protestë Erfurt të shtunën dhe bllokuan rrugët që të çonin në konferencën vjetore të AfD-së përpara zgjedhjeve rajonale që mund ta...
12:20 | 04/07/2026

Gjermania zhvillon bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportin se Kina po stërvit ushtarë rusë

Gjermania kërkoi bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportet se Kina po stërvit ushtarë rusë, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme, duke konfirmuar...
10:56 | 04/07/2026