“Tullumbacet e azotit efekt anestezik”, zv/ministrja: Nuk del nga spitalet
Protoksidi i azotit, që po përdoret gjerësisht nga të rinjtë dhe adoleshentët përmes tullumbaceve, nuk klasifikohet tek barnat narkotike të ndaluara, çka duket se e bën të vështirë kontrollin nga ana e autoriteteve.
Ky diskutim u soll në komisionin e ligjeve si shqetësim përpara zv ministres së shëndetësisë Entela Ramosaçaj, e cila deklaroi se ky medikament përdoret në spitale si anestezik, por dha garancinë se lënda nuk rrjedh nga spitalet.
Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi kërkoi që Ministria e Shëndetësisë të ndërmarrë masa konkrete për parandalimin e këtij fenomeni.
Sipas saj, projektligji i vënë në tryezën e kuvendit ka për qëllim vetëm ndryshimet për kanabisin mjekësor, por jo reflektimin e kësaj problematike
Veç spitaleve, kjo lëndë e rrezikshme për shëndetin e adoleshentëve përdoret edhe në industrinë e ushqimit dhe asaj të makinave, duke hapur dy pista të reja kontrolli se lënda mund të rrjedhë në mënyrë të paligjshme edhe prej këtyre dy sektorëve.
Komisioni i ligjeve miratoi këtë të martë ndryshimet në ligjin “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope” për të përditësuar tabelën e medikamenteve, çka do të thotë se kanabisi mjekësor do të njihet si i tillë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë