Tullumbacja me azot, toksikologia: Është drogë, krijon varësi psikologjike

23 Shtator 2023 | 20:30

Temë e diskutimit të emisionit Review në Euronews Albania këtë të shtunë, ishte një prej drogërave e kthyer në trend në rrjete sociale, që është tullumbacja me oksid azoti.

E ftuar në studio, toksikologia Esmeralda Thoma tha se oksidi i azotit është një substancë e cila mund të konsiderohet padiskutim drogë, për shkak të efekteve që jep në sistemin nervor.

Ajo nënvizoi se kjo lloj substance krijon varësi psikologjiike tek adoleshentët dhe mund të jetë një “portë eksperimentuese” që mund t’i çojë ata drejt drogërave më të forta.

“Kjo nuk futet te drogërat sintetike, por është një lloj droge.  Një adoleshent fillon drejtëpërsëdrejti përdorimin e kësaj lloje droge. Për herë të parë e nis me këtë. Përgjithësisht adoleshentët fillojnë që nga mosha 10-12 vjeç konsumimin e cigares së zakonshme, pastaj kanabisit dhe pastaj vijnë duke eksperimentuar me këto eksperiencat e reja.

Ka varësi fizike dhe varësi psikologjike. Varësia fizike është kur në momentin që individi redukton drogën ose e ndërpret atë përjeton një sërë simptomash klinike. Varësia psikologjike ëshë alloj ndjenje që pacienti ka një dëshirë të vazhdueshme, një lloj gërryerje për të kërkuar këtë lloj droge, por nuk ka shenja fizike, apo simptoma për mjekun. Nervozizëm ka”, tha toksikologia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026