Turistët e huaj të prirur të vizitojnë objektet e kultit
Mungesa e investimeve në objektet e kulteve ka bërë që turizmi kulturor të mos shfrytëzohet në vendin tonë.
Këtë vit, duket se pikërisht ky lloj turizmi do të jetë ne fokusin e bashkive të juglindjes dhe ministrisë së kulturës e asaj të turizmit.
Qarku i Korçës ka potencialin për të zhvilluar turizmin kulturor. Kështu janë dakortësuar aktorët e Komitetit Rajonal të Turizmit, i cili është mbajtur në Pogradec.
Për Gjergji Kokin, drejtorin e monumenteve të kulturës në Korçë harmonia fetare dhe objektet e kultit po tërheqin vëmendjen e të huajve.
“Vitet e fundit është parë që të gjitha grupet që vizitojnë Shqipërinë, që janë grupe të huajsh kanë një interes të shtuar për turizmin kulturor. Ai është interesi më i madh që ata kanë, përveçse shijojnë gastronominë e jashtëzakonshme e kanë të pamundur të shkëputen nga objektet e kultit dhe objektet të cilat gjenerojnë trashëgimi”, thotë Koki.
Për këtë arsye, ministria e kulturës ka ndërmarrë një nismë e cila synon investimin në objektet e vjetra fetare.
Myftiu i Xhamisë së Korçës tregon se ka besimtarë muslimanë kryesisht nga Ballkani që kanë interest ë vizitojnë xhamitë.
“Vijnë vizitorë nga Maqedonia, Kosova dhe nga trevat e tjera të Ballkanit ku vizitojnë xhaminë Iljaz Bej Mirahori. Normalisht një vlerë e tillë, perlë nuk mund të anashkalohet nga pjesa e besimtarëve të cilët vijnë, vizitojnë, me pjesën karakteristike të saj, është një nga ato bukuritë që zbukuron qytetin e Korçës”, tha Ledian Cikalleshi.
Qarku i Korçës ka me dhjetëra objekte fetare qindravjeçare, ndërkohë në fokus të Komitetit Rajonal të Turizmit ka qenë dhe bashkëpunimi midis 6 bashkive të këtij qarku.
Korçë, Bashkitë kërkojnë qendra sociale për fëmijët me autizëm, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Qeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit