Turistët kërkojnë guida profesioniste, takime mes bashkisë dhe studentëve në Durrës
Rritja e ndjeshme e numrit të turistëve që vizitojnë vendin tonë ka bërë që kërkesa për guida turistike të rritet ndjeshëm.
“Qyteti i Durrësit ka një nevojë imediate për të pasur profesionistë të rinj në lidhje me udhërrëfyesit e rinj apo me guidat kulturore siç njihen ndryshe”,-tha Dorina Xheraj, pedagoge departamenti i turizmit UAMD.
Në këto kushte, bashkia e Durrësit i ka hedhur sytë tek studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu”.
Studenti Hermes Sollaku ka krijuar tashmë një eksperiencë pune në këtë fushë dhe është në pritje të pajisjes me licencë.
“Turistët kanë kërkesa nga më të ndryshmet dhe një guidë e mirë duhet të jetë goxha e përgatitur të krijojë kushtet perfekte për një turist. Ata janë të interesuar më shumë për vitet e regjimit komunist, si ka qenë ajo periudhë, eksperiencat personale, familjare, si ka qenë jetesa e përditshme etj”,- tha Hermes Sollaku, student UAMD
Prandaj, bashkia organizoi një takim me studentët dhe pedagogët e universitetit këtë të hënë.
Në takim theksi u vu tek prezantimi i guidave të reja një, dy apo tre ditore, të cilat do t’u ofrojnë të huajve një panoramë më të gjerë të të gjithë potencialit historik, natyror, kulinarisë, turizmit të aventurës që qyteti 3000-vjeçar ofron.
“Ne i kemi thirrur këto studentë, të cilat kanë rreth 15 javë praktikë dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Turizmit ata do të testojnë guidat turistike që u janë vënë në dispozicion nga ana jonë dhe nëpërmjet këtij testimi do të shikojmë mundësinë për të hartuar minipaketat e reja të diversifikuara: Durrësi në një ditë, dy ditë apo tre ditë”,-tha Floreta Kërtusha, përfaqësuese e Bashkisë Durrës.
Aktualisht studentët po kryejnë praktikën duke bashkëpunuar edhe me agjencitë turistike, ndërkohë që do të punojnë në terren duke shoqëruar turistët e huaj që vijnë në këtë periudhë në Durrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve