Turistët “shpërfillin” detin në Vlorë, gjermanët të interesuar për historinë

18 Prill 2024 | 16:23

Turistët që kanë interes për të shkuarën e vendit tonë po shtohen. Ata janë kryesisht vizitorë nga Gjermania e Austria, të cilët edhe pse në moshë të thyer, vijnë në Shqipëri për t’u njohur me historinë dhe traditat e vendit tonë. Ata eksplorojnë me guida në kryeqytet, në Durrës, Sarandë, Korçë, Shkodër dhe Vlorë.

“Kemi mbërritur dje, ne kemi qenë në Tiranë, kemi fjetur në Durrës dhe më pas këtu në Vlorë, na pëlqen shumë”, thotë një turiste.

“Ne jemi një grup katolikësh, rreth 48 persona nga Austria, ne do të qëndrojmë një javë në Shqipëri, sot kemi qenë përreth qytetit të Vlorës, por ne nuk dimë ende aq shumë për këtë tokë, guida jonë po na shpjegon dhe na tha se Shqipëria ka filluar së fundmi të jetë një destinacion i bukur turistik”, shprehet një tjetër.

Drejtuar nga një guidë turistike shqiptare, 48 shtetas nga Austria ishin këtë të hënë pranë Sheshit të Flamurit, për t’ju drejtuar më pas shtëpive muze e monumenteve të tjera të trashëgimisë kulturore, duke e lënë vijën bregdetare në planë të dytë.

Sipas të dhënave nga pushteti lokal, gjatë muajit mars në qytetin bregdetar kanë hyrë nga porti i Vlorës 826 shtetas të huaj, të kombësive të ndryshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos nga helika e skafit në Vlorë, 17-vjeçari në gjendje të rëndë! Dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u godit nga helikat e një skafi në det, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit...
09:50 | 24/07/2026

Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se janë trajuar dhe certifikuar 100 vullnetarët e parë që do të jenë...
09:25 | 24/07/2026

Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i janë konfiskuar dhe i kanë kaluar në pronësi shtetit...
09:22 | 24/07/2026