Turistja zvicerane humb jetën në Australi, u sulmua nga një peshkaqen
Një turiste zviceran humbi jetën dhe një person tjetër u plagos rëndë të enjten pas një sulmi nga një peshkaqen në bregdetin lindor të Australisë. Viktima është rreth 20 vjeç dhe ende nuk është identifikuar zyrtarisht.
Ajo fatkeqësisht humbi jetën në vendngjarje. I plagosuri besohet të jetë afërsisht në të njëjtën moshë me viktimën dhe u transportua me helikopter në spital në gjendje kritike.
Ministria e jashtme zvicerane konfirmoi se dy viktimat ishin shtetas zviceranë. Shefi i Shërbimit të Ambulancës së Uellsit të Ri Jugor, Josh Smith tha se një vizitor ndihmoi të plagosurin .
Plazhi u mbyll ndërsa autoritetet përpiqen të përcaktojnë llojin e peshkaqenit që sulmoi dy personat. Kjo ngjarje vjen dy muaj pasi një burrë vdiq nga një sulm peshkaqeni ndërsa bënte surf në plazhin Long Reef në veri të Sidneit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ekskluzive/Lëvizje e re në PD?Takimi pa kamera i figurave,nga Salianji te Alimehmeti
- Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës, lihet në qeli
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë