Turizmi pas COVID-it, operatorët kërkojnë mbështetje financiare nga qeveria
Në Tiranë u mbajt Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Mjedisit, me qëllim krijimin e lidhjeve të bashkëpunimit mes bizneseve të këtij sektori.
Gjatë këtij panairi janë paraqitur edhe disa kërkesa të tur-operatoreve të Shqipërisë dhe Kosovës, drejtuar qeverive të vendeve përkatëse për mbështetje financiare.
Ata kërkojnë mbështetje si në Maqedoninë e Veriut, ku sektori i turizmit në këtë shtet u ndihmua me 365 milion euro, për shkak të krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
Në emisionin “Mirëmëngjes” në ‘Euronews Albania”, zv/kryetari i Unionit Turistik, Fatos Cerenishti tha se shërbimet dhe mungesa e stafit të kualifikuar mbetet një ndër problematikat në këtë sektor.
“Sektori i hotelerisë në bregdet ka ende shumë probleme, shërbimet në këto sektorë nisin që nga institucionet arsimore, sepse studentët e shkollave profesionale nuk kanë nivelin e duhur për të punuar në bizneset tona”, u shpreh ai.
Sipas Cerenishtit, qytetarët duhet të jenë më miqësore me ambientin dhe nënvizoi faktin se biznesit duhet t’i kushtohet rëndësia e duhur.
Ndërsa, Kreu i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti deklaroi se edhe në Kosovë, mungesa e stafit të kualifikuar përbën problem për sektorin e turizmit.
“Kosova ka të njëjtën problematikë duke pasur parasysh edhe pjesën e stafit të kualifikuar. Po bëjmë çmos që të shikojmë opsione dhe mundësi të ndryshme sa i përket edukimit të stafikut të kualifikuar. Kosova ka mungesa të tilla”, sipas tij.
Përfaqësuesi i odës ekonomike në Maqedoninë e Veriut, Hajrullah Hasani tha se bashkëpunimi rajonal në këtë sektor është i nevojshëm, sidomos në kohë krizash.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë