Turizmi rikthen zanatin e drugdhendjes në Gjirokastër
Zhvillimi i turizmit po rikthen zanatin tradicional të punimit dekorativ të drurit në Gjirokastër. Mjeshtrat drugdhendës tashmë kanë çelur disa qendra të përgatitjes së suvenireve dhe punimeve karakteristike prej druri në qendrën historike por edhe rrethinat.
Drugdhendësit me përvojë shprehen se punimi i drurit është një mjeshtri sa e vështirë aq edhe e bukur ndërsa është trashëguar në breza në qytetin e gurtë.
“Sigurisht që profesioni i drugdhendësit nuk është i lehtë, që në hapat e para nuk ishte aq e lehtë që ta mësosh këtë profesion duhet të kesh dhe pasion, duhet ta kesh kur thotë populli dhe pak në gjak, ta kesh këtë punë, vërtet është i lodhshëm, vërtet ne jemi lodhur gjatë sezonit veror turistik dhe pothuajse lodhemi gjatë gjithë vitit në përpjekje për të bërë punime që të jenë të gatshme për sezonin që vjen por në fund të fundit ndjen një kënaqësi kur dëgjon një fjalë të mirë nga ana e vizitorëve dhe ta lëmë mënjanë atë anën ekonomike që pastaj me këtë profesion ne mbajmë edhe familjen”-theksoi Anastas Petridhi.
Tashmë zhvillimi i turizmit në Gjirokastër ka shtuar edhe kërkesat për punimet karakteristike në dru. Lokalet, bujtinat, restorantet apo hotelet preferojnë që mjediset e brendshme ti aredojnë në mënyrë tradicionald duke përzgjedhur punimet karakteristike në dru.
“Produktet dhe ambientet tona janë të përshtatura me kërkesat që kanë kryesisht turistët dhe vizitorët vendas sigurisht, produktet tona janë autentike shqiptare të cilat paraqesin trashëgiminë kulturore dhe gjithashtu dizajni që është përdorur në ambjent paraqet trashëgiminë arkitektonike dhe ndërtimore shqiptare” -tha Mane Çoçka, menaxher lokali turistik.
“Nga viti në vit ka rritje të interesimit për këto biznese që krijohen si hotele, dyqane, restorante të gjithë duan të futin elementin e drurit, pjesë dekorative nga Gjirokastra, elementë që njihen në Gjirokastër”- u shpreh Agron Haska.
“Ne me këtë biznes rrojmë, bëjmë një plotësim të pensionit kështu që për ne është një ndihmë”- shprehen ata.
Qyteti i Gjirokastës ka një traditë të veçantë përsa i përket mjeshtrive tradicionale si punimi i gurit, drurit, hekurit, qëndisje etj të cilat janë trashëguar në breza.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës