Turneu i lamtumirës i Elton John, këngëtari: Kanë qenë 52 vite të lumtura me muzikë
“Do jeni gjithnjë në mendjen, zemrën dhe në shpirtin tim”,-kështu ju drejtua këngëtari Elton John Fansave të tij në përfundim të turnout të tij të lamtumirës në Stokholm duke u kushtuar atyre një nga hitet e tij më të mirë “Goodbye Yellow Brick Road”.
Ai e filloi shfaqjen e tij me Bennie and the Jets dhe vazhdoi të performonte shumë hite të tjera, duke përfshirë Philadelphia Freedom, Tiny Dancer, Rocket Man dhe Candle in the Wind.
Turneu i tij Farewell Yellow Brick Road filloi në Amerikën e Veriut në vitin 2018, dhe kjo ishte hera e dytë duke që ai performoi në Stokholm.
Elton John i bëri një nderim emocional grupit dhe ekipit të tij aktual, disa prej të cilëve kanë qenë në turne me të për shumë vite.
“Ata janë të pabesueshëm, janë më të mirët. Më të mirët po ju them”,-tha Elton John.

Turneu përfshiu globin, ai luajti për më shumë se gjashtë milionë fansa, dhe një nga pikat kryesore ishte pjesa e tij kryesore në Festivalin Glastonbury muajin e kaluar.
Sipas BBC, ky koncert tërhoqi një nga turmat më të mëdha në historinë e festivaleve dhe një audiencë televizive britanike prej miliona.
Koncerti i tij në Stokholm përfshinte një video-mesazh nga Coldplay, të cilët po performonin në qytetin suedez të Goteborgut në të njëjtën kohë.
Chris Martin i grupit i tha Eltonit: “Nga të gjitha grupet dhe artistët që keni ndihmuar dhe frymëzuar, ne ju duam shumë”.

Është një nga turnetë e koncerteve me fitimin më të lartë ndonjëherë: revista Billboard raporton se është e para që arrin shitjet e biletave prej 900 milion dollarë
Eltoni ka reflektuar për jetën e tij në fund të kësaj finale të madhe, duke i treguar të pranishmëve për “52 vitet e tij të pastër gëzimi duke luajtur muzikë”.
John konfirmoi gjithashtu se ai asnjëherë nuk do të bëjë më turne. Në fund të koncertit, këngëtari shfaqei falenderime për njerëzit e tij të afërt e për çdo gjë që ai ka arritur të ketë në jetë.

“Do doja të falënderoja familjen time, djemtë e mi, bashkëshortin tim, gjithçka. Unë fitova”, -tha këngëtari.
Ai i dedikoi këngën “dont Let the Sun go Down On Me, bandës së tij dhe familjes. Koncerti madhështor, zgjati për më shumë se dy orë.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë