Turqia merr fronin e investimeve të huaja në Shqipëri, Holanda dhe Italia në ndjekje

25 Qershor 2025 | 17:18

Investimet e huaja kapën vlerën e 362 milionë eurove në tremujorin e parë të vitit 2025.

Pjesa më e madhe e financimeve shkoi për pasuritë e paluajtshme, ndërsa shteti që kryesoi investimet ishte Turqia.

Gjatë periudhës janar-mars 2025, fluksi i parave nga jashtë rezulton rreth 15% më i ulët krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2024, çka tregon për një frenim të investimeve të huaja.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, sektori më i financuar ishte ai i pasurive të paluajtshme, duke përqendruar pjesën më të madhe të kapitalit të huaj.

Nga totali, 104 milionë euro ose 29% e shumës u kanalizua drejt ndërtimit, 21% në aktivitetet financiare dhe të sigurimit, 14% në industrinë nxjerrëse dhe 9% në industri përpunuese dhe tregti.

Sa i përket vendeve investuese, Turqia kryeson me 49 milionë euro, duke përfaqësuar 14% të totalit të investimeve, ndjekur nga Holanda me 13.5%, Italia me 12.7% dhe Austria me 8.6%.

Ndërkohë, investimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u regjistruan në nivelin më të ulët që nga viti 2022, duke zënë vetëm 3% të totalit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026