Turqia refuzon kërkesën e Ukrainës
Turqia ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për të mbyllur ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve për të mos lejuar kalimin e anijeve luftarake ruse.
Ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu duke folur nga Kazakistani shpjegoi se sipas Konventës së Montreux-it, Rusia ka të drejtë për të kthyer anijet në bazën e saj në Detin e Zi.
Sipas tij kjo do të thotë se Turqia nuk ka të drejtë që të mbyllë ngushticat për t’u ndaluar kalimin anijeve që vijnë nga Mesdheu.
Në vitin 1936, superfuqitë e atëhershëm që përfshinin Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Sovjetik dhe Francën, ranë dakord në Montreux të Zvicrës, që Turqia do të kontrollonte Bosforin dhe Dardanelet, si pasojë e afërsisë së saj me Rusinë, Ukrainën, Rumaninë, Bullgarinë dhe Gjeorgjinë në Detin e Zi.
Përveç kontrollit të këtyre ngushticave, Konventa i dha Turqisë fuqinë që të vendosë mbi trafikun e anijeve ushtarake, përfshi këtu edhe mbylljen totale të këtyre ngushticave në rast lufte apo konflikti.
Nga ana tjetër presidenti i Turqisë, Erdogan i ka bërë thirrje NATO-s që të marrë hapa vendimtarë për të ndihmuar Ukrainën.
Sipas tij liderët e BE vetëm po japin këshilla në vend që të bënin veprime konkrete.
Deklarata e tij erdhi pas komunikatës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili tha se vendi i tij është lënë vetëm përballë Rusisë dhe vendet e tjera po vëzhgojnë luftën nga distanca”.
LEXONI GJITHASHTU:
Cili është roli kyç që do të luajë Turqia në konfliktin Rusi-Ukrainë?
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 14:01 Protestuesit zhvendosen drejt komisariatit, automjeti i policisë nuk lejohet të kalojë (VIDEO)
- 13:52 Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie
- 13:48 Një tërmet i fortë godet Greqinë, sa ishte magnituda
- 13:45 9 policë të dëmtuar nga protesta, shoqërohen 18 persona
- 13:29 Lihen në burg 2 autorët për plagosjen e Brian Syzos në Pogradec
- 13:19 Momenti kur protestuesit thyejnë me gurë dhe sende të forta xhamat e automjetit të policisë (VIDEO)