Turqia shpërthen naj BE-së: Negociatat janë ndalur nga pikëpamjet islamofobe
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan priti të hënën në Ankara homologun rus Sergei Lavrov, për të diskutuar mbi konfliktin në Ukrainë, si dhe aspiratat e Turqisë për t’u bashkuar me BE-në apo me grupimin BRICS.
Duke folur në një konferencë për shtyp pas takimit, Fidan deklaroi se negociatat e anëtarësimit të Turqisë në BE janë ndalur për shkak të pikëpamjeve islamofobe të bllokut.
“Bashkimi Evropian ndodhet pranë nesh, por negociatat kanë ngrirë për shkak të ngurrimit të Unionit për të pranuar një vend me shumicë myslimane në radhët e tij, si pasojë e politikave që kanë të bëjë me identitetin e tij. Askush nuk e thotë këtë hapur, por është e vërtetë”, tha Fidan.
Vitin e kaluar, Turqia kërkoi të bashkohej me grupimin BRICS, që aktualisht kryesohet nga Rusia, me qëllim forcimin e lidhjeve si me Lindjen edhe me Perëndimin. Por shefi i diplomacisë turke theksoi se vendit nuk i është bërë ende një ftesë zyrtare.
Ai vlerësoi organizatën ku bëjnë pjesë edhe fuqi të tjera si Kina dhe India përballë BE-së. “Ndryshe nga Bashkimi Evropian, BRICS është shumë gjithëpërfshirës. Në të marrin pjesë vende të të gjitha besimeve fetare, kulturave dhe qytetërimeve, që bëhen së bashku me qëllim krijimin e një platforme. Shpresoj që një qasje e institucionalizuar dhe gjithëpërfshirëse në aspektin ekonomik do të zhvillohet edhe këtu”, theksoi Fidan.
Shtatorin e kaluar, Fidan tha se Turqia nuk do të kërkojë anëtarësimin në BRICS nëse vendit i garantohet anëtarësimi në BE.
LEXONI GJIHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid