Debati për simbolet kombëtare në Maqedoninë e Veriut: Shqiptarët kërkojnë përfaqësim
Ndryshimi i himnit dhe stemës së Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar debat të gjerë në kryeqytet.
Shqiptarët kërkojnë përfaqësim simbolik, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski ka theksuar se simbolet kombëtare duhet të pastrohen nga elementet e komunizmit.
Kjo çështje u hap nga vetë kryeministri Mickoski, i cili ka nisur bisedime me partnerin shqiptar në koalicion, VLEN.
Hristijan Mickoski – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
“Ne e kemi hapur këtë temë pasi vlerësoj se jemi një prej dy shteteve post-komuniste që ende e kanë stemën e vjetër me modifikime të vogla. Ka pasur një marrëveshje mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së gjatë qeverisjes së Nikolla Gruevskit”, thotë Hristijan Mickoski – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Një nga argumentet kryesore të partive shqiptare për ndryshimin e himnit dhe stemës është mungesa e përfaqësimit të shqiptarëve në simbolet kombëtare. Analisti politik Petar Arsovski argumenton se himni dhe stema duhet të krijojnë ndjenjë përkatësie për të gjithë qytetarët pa dallime etnike.
“Një stemë monoetnike nuk do të ishte e përshtatshme për Maqedoninë e Veriut, pasi simbolet kombëtare duhet të pasqyrojnë karakterin multikulturor të shtetit. Një version më universal do të ndihmonte në rritjen e patriotizmit të qytetarëve ndaj këtyre simboleve”. thotë Petar Arsovski.
Liderët e partive shqiptare propozojnë që ndryshimi të përfshijë gjithashtu heqjen e përkufizimit për gjuhën shqipe si “gjuha e 20%” në Kushtetutë, si dhe një himn kombëtar pa tekst, vetëm me muzikë.
Himni aktual, i kompozuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, fokusohet te lufta e maqedonasve kundër pushtuesve. Shqiptarët e kanë kontestuar për mungesën e referencave për rolin e tyre në historinë e vendit.
Për momentin, nuk ka një konsensus të qartë mbi formatin e ri të simboleve kombëtare. VMRO-DPMNE dhe partitë shqiptare mbështesin ndryshimet, ndërsa presidentja Gordana Siljanovska dhe opozita e LSDM janë kundër, duke argumentuar se ky ndryshim mund të minojë traditën dhe historinë kombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht