Twitter pezulloi llogarinë e këshilltarit amerikan se postoi mesazhe urimi për fitorën e Trump
Twitter pezulloi llogarinë e Steven Bradbury, Këshilltarit të Përgjithshëm të Departamentit të Transportit të SHBA-së, pasi postoi mesazhe të njerëzve që uruan Trump për fitoren në zgjedhjet amerikane të vitit 2020.
Z. Bradbury shpërndau disa tweet-e që përmbanin postime të njerëzve që besonin në mashtrim zgjedhor dhe e konsideronin Trump si presidentin e zgjedhur, në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA.
Ndërkohë, një postim tjetër që tërhoqi edhe më shumë vëmëndje, ishte postimi i bërë nga
z. Bradbury në të cilin ishte bashkangjitur letra e urimit e Znj.Maryam Rajavi, drejtuar presidentit aktual Donald Trump.
Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, i kishte drejtuar Trump, një letër urimi për fitorën e tij në zgjedhjet presidenciale.
Në një letër të datës 7 nëntor, menjëherë pasi Trump e quajti veten fitues të zgjedhjeve, Maryam Rajavi, e uroi Donald Trump për fitoren e tij si president i zgjedhur i SHBA-së.
Letra i është drejtuar Trump dhe në fund të letrës ështe edhe firma e znj.Rajavi.
Por në letër perveç urimit, duket që Znj.Rajavi ka kritikuar administratën Obama, për politikat e SHBA-së, ndaj Iranit.
Kritikat e qarta të Maryam Rajavi ndaj Obamës në këtë letër dhe zbulimi i këtij dokumenti publikisht, duke ditur që Joe Biden është presidenti i zgjedhur në SHBA, mund të ketë pasoja për marrëdhënien e Rajavi me administratën e re në SHBA.
Llogaria e Z.Bradbury në Twitter u pezullua një ditë pasi postoi mesazhe të njerëzve që uruan Trump për fitoren në zgjedhjet amerikane të 2020 dhe atyre që e konsideruan atë si presidentin e zgjedhur të SHBA-së.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 18:50 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave