Tyson Fury do të rikthehet në ring, i merr leje bashkëshortes për ndeshjen me Joshua
Të apasionuarit pas boksit do të kenë mundësinë të ndjekin një super duel ditët në vijim, ai mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury. Ky i fundit u tërhoq nga sporti pak muaj më parë, por nuk është aspak çudi që u rikthye, pasi kjo tashmë është kthyer në diçka të zakonshme. Këtë herë, për t’u kthyer sërish në ring, “gipsyking” i mori leje bashkëshortes së tij dhe siç raporton The Sun, ajo i ka dhënë dritën jeshile për t’u ndeshur.
“Dalja në pension nuk është e lehtë për t’u përballuar, çdo ditë zgjohem dhe filloj boksin në hije dhe brenda meje dua të luftoj. Nuk do të lodhem kurrë, sepse jam i lindur për ta bërë këtë gjë. Është e vështirë ta lë të shkoj, është shumë e vështirë, sepse është diçka që e shijoj. Kisha disa oferta dhe bashkëshortja ime Paris më mbështeti e për këtë jam i lumtur”, u shpreh Fury duke nënkuptuar se ajo ka qenë shtysa më e madhe që 36-vjeçari të kthehet në ring.
Ai është një ndër boksierët më të mirë në botë e këtë e konfirmojnë statistikat ku në 37 duele ka 34 fitore, 2 humbje dhe 1 barazim. Të vetmet disfata i ka ndaj kampionit absolut të botës, Oleksandr Usyk. Në anën tjetër, Joshua që është 1 vit më i ri numëron 28 fitore dhe 4 humbje.
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 16:13 E njohur për rolin e saj në “Home Alone”, ndërron jetë në moshën 81-vjeçare aktorja Brenda Fricker
- 16:07 Çfarë është ciklosporiaza, sëmundja që ka shpërthyer në SHBA
- 15:57 U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite