U aksidentua te rrethrrotullimi i Saukut, humb jetën mjeku 40-vjeçar

18 Dhjetor 2024 | 09:28

Mjeku Vanion Cinari i cili u aksidentua pasiten e të martës te rrethrrotullimi i Saukut ka ndërruar jetë këtë të mërkurë.

Lajmin e kanë konfirmuar për Euronews Albania burime nga spitali i Traumës, ku 40 vjeçari ishte dërguar për mjekim.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditene të martës rreth orës 17 e 30, ku tre makina u përfshinë në një aksident te rrethrrotullimi i Saukut.

Mjeku Vanion Cinari mbeti i plagosur rëndë nga ky aksident e pavarësisht përpjekjeve dhe ndërhyrjeve për ta shpëtuar, ai nuk arriti të mbijetonte.

E plagosur nga ky aksident mbeti edhe 32-vjeçarja A.Sh., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026