U arrestuan në Serbi pas akuzave të pabaza për rrëmbim, lirohen vëllezërit Emini

21 Gusht 2025 | 11:59

Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar nga mbajtja e padrejtë në Serbi dhe kanë arritur në Gjermani te familjarët e tyre, njofton KosovaPress.

Lajmin e konfirmoi për media nipi i familjes, Ervin Hoxha, i cili tha: “Po, janë liruar dhe sapo kanë mbërritur në Gjermani pranë familjeve”.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me këtë rast.

Një javë më parë, vëllezërit ishin arrestuar në kufirin Serbi, Hungari me pretendimin e autoriteteve serbe se Xhemajli dhe Bashkimi Emini kishin rrëmbyer një shtetas serb në vitin 1999, një pretendim që u cilësua i pabazuar nga familjarët dhe autoritetet kosovare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro

Policia gjermane po heton zhdukjen misterioze të 20 tonëve djathë Emmental, të cilët nuk mbërritën kurrë në destinacion gjatë transportit nga Bavaria drejt Francës. Sipas...
13:36 | 14/07/2026