U bllokua nën shkëmbinjë për shkak të dallgëve, shpëtohet ukrainasja në Sarandë

20 Gusht 2024 | 18:50

Një turiste ukrainase mbeti e bllokuar nën disa shkëmbinj në Sarandë për shkak të dallgëve.

Ajo kishte hyrë për të notuar në plazhin e pasqyrave dhe nuk po mundej të kthehej më në breg. Ishte bashkëshorti i saj i cili njoftoi policinë.

Pas njoftimit të tij Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Sarandë u nisën menjëherë drejt vendit dhe arritën të shpëtonin ukrainasen e cila kishte mbetur në disa shkëmbinj gjatë notit dhe nuk mund të kthehej në breg për shkak të dallgëve

Njoftimi i policisë

Pas njoftimit nga një shtetas ukrainas, i cili ishte shqetësuar pasi bashkëshortja e tij kishte hyrë për të notuar në plazhin e Pasqyrave, Manastir dhe nuk po kthehej në breg, Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Sarandë u nisën menjëherë drejt vendit të dhënë dhe organizuan veprimet së bashku me patrullat tokësore. Si rezultat i këtyre veprimeve, u lokalizua shtetasja ukrainase në veri të plazhit Pasqyrat, e cila kishte mbetur në disa shkëmbinj dhe nuk mund të vijonte të notonte për të dalë në breg për shkak të motit të keq.

Shërbimet e Policisë ndihmuan dhe nxorën në breg turisten ukrainase në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo dhe bashkëshorti i saj falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

‼️ Policia Kufitare u bën thirrje pushuesve që të jenë të kujdesshëm në kushte të motit të keq dhe dallgëve të forta, duke shmangur rreziqet e panevojshme. Po ashtu, u rekomandon drejtuesve të mjeteve lundruese të jenë veçanërisht të vëmendshëm gjatë lundrimit për të garantuar sigurinë e të gjithëve.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve dhe në këtë kuadër fton qytetarët që në rast nevoje të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026