U burgos se dashuroi vajzën e ish-ambasadorit, Tushe: Kur e takova ajo ishte fejuar

2 Shtator 2022 | 11:09

Ernest Tushe, ish-i përndjekur politik rrëfeu për Euronews Albania historinë e tij të dashurisë me vajzën e ambasadorit italian në Shqipëri, që i kushtoi plot 8 vite burg.

Ai tregoi se pasi kreu dënimin ishte takuar me ish-të dashurën e tij në vitet 90’.

“Bëra kërkesë në ambasadë, ma sollën vizën, ma dha ambasada vizën dhe ika. Faktikisht pata një komunikim përpara me letra, me telefonata. Sa herë merrja rrogën shkoja bëja telefonatën. Kur e takova ajo ishte fejuar,” – u shpreh Tushe.

Sot e kësaj ditë janë përsëri miq. Historia e tyre është bërë film dhe kur ka qenë premiera në Romë, Tushe tregoi se ka qenë sëmurë. Ish-e dashura i shkroi po atë mbrëmje për t’i thënë se ishte kënaqur dhe filmi kishte qenë shumë i bukur.

“Janë emocione të papërshkrueshme,” – përfundoi Tushe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026