U dhunua seksualisht nga 5 burra, 11-vjeçarja u zhduk dhe në qershor
Mediat në Kosovë kanë raportuar se 11-vjeçarja me të cilën u abuzua seksualisht nga 5 burra është zhdukur edhe në qershor të këtij viti.
Në deklaratën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës bëhet me dije se vajza është intervistuar në prezencë të punëtores sociale dhe mbrojtësit të viktimave, si dhe më pas është dërguar në jetimore.
Po ashtu, në prezencë të psikologes, Qendrës për Punë Sociale dhe mbrojtësit të viktimave e mitura është marrë në pyetje nga Prokurori i Shtetit dhe ndaj të njëjtit rast janë duke vazhduar hetimet.
Më shumë informacione nuk jepen pikërisht për të ruajtur integritetin e viktimës, ndërsa dy çështjet penale po hetohen ndarazi nga njëra tjetra.
5 persona kanë abuzuar seksualisht ndaj një të miture, vetëm 11 vjeç në Kosovë.
4 prej autorëve u vunë menjëherë në pranga, ndërsa mesditën e së martës është arrestuar personi i pestë i përfshirë në ngjarjen makabre.
Për këtë rast ka dhënë dorëheqjen edhe Drejtor i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut