U godit me thikë nga emigranti në kufirin bjellorus, humb jetën ushtari polak
Një ushtar polak, i cili ishte therur nga një emigrantë në kufirin me Bjellorusinë, ka vdekur të enjten, njoftuan autoritetet polake.
Ushtari, i identifikuar vetëm me emrin Mateusz, ishte therur pesë herë përmes gardhit metalik pesë metra të lartë derisa po e patrullonte kufirin, sipas mediave lokale.
Ushtria polake raportoi për dy sulme të tjera ndaj trupave të saj në kufi javën e kaluar. Njëri ushtar pësoi plagë nga therja me thikë të ngjitur në një shkop dhe një tjetër pësoi lëndime në fytyrë pasi u sulmua me një shishe të thyer.
Polonia e ka akuzuar Rusinë se po e orkestron fluksin e emigrantëve drejt Polonisë përmes aleatit të Kremlinit, Bjellorusisë.
Në fund të majit, kryeministri polak Donald Tusk tha se Qeveria e tij do ta kthejë zonën neutrale 200 metra të gjatë në kufi me Bjellorusinë në javën e parë të qershorit.
Në javët e fundit është rritur numri i emigrantëve që kanë tentuar ta kalojnë jashtëligjshëm kufirin, ndërsa rojet kufitare kanë raportuar për një numër incidentesh të dhunshme.
Polonia synon t’i shpenzojë 2.55 miliardë dollarë për forcimin e kufirit me Bjellorusinë.
Javë më parë, ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, tha se Polonia është e gatshme ta rrisë numrin e trupave në kufi nga 5.500 sa ka tani, por nuk tregoi se sa saktësisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
Irani kërcënon të bllokojë anijet nga përdorimi i Ngushticës së Hormuzit për shkak të aseteve të ngrira
Trunk Bay shpallet plazhi më i mirë në botë, Elafonissi i Greqisë renditet i dyti
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
- 19:13 Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
- 19:06 Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
- 18:50 Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri
- 18:48 E rëndë! Zbulohen trupat e 5 foshnjave në kuti kartoni brenda një apartamenti në Francë
- 18:43 Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar