U kallëzua në SPAK, Sinaj: S’kam frikë nga drejtësia, Nallbati goditi me grusht
Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka reaguar për herë të parë pas bërjes publike të kallëzimit penal të bërë nga grupi parlamentar i PD, për incidentet e ndodhura në Kuvend.
Në dalje të ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, Sinaj tha se nuk ishte ai personi që sulmoi kolegun e tij.
Socialisti tha se nëse Prokuroria e Posaçme do ta thërrasë ai do të shkojë, pasi nuk ka frikë nga drejtësia. Sakaq shtoi, se siç u pa dhe nga pamjet, ka qenë kolegu Bledjan Nallbati, ai që ka qëlluar me grusht, të cilin ai e ka pritur me dorë.
“Nëse SPAK më thërret do të shkoj. Nuk kam frikë nga drejtësia. Aty janë videot, u kam pritur me dorë grushtin. Ai ka goditur por unë e kam pritur me dorë. Ndodhi ai incident që ndodhi. Mund të ndodhte dhe me një koleg tjetër. Si deputet them se duhet të ketë komision dhe për Berishën”- tha Sinaj.
Kujtojmë se më herët edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçinjoftoi se PS ka kalëëzuar penalisht deputetin demokrat Bledion Nallbati për dhunën e ushtruar në parlament.
Konfrontimi fizik mes deputetit Nallbati dhe kolegut të Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ndodhi në nisje të seancës plenare, teksa opozita po përpiqej të bllokonte punimet e parlamentit.
Teksa Sinaj ishte duke folur në lidhje me problematikat e zgjedhësve në zonë, deputeti Nallbati që ndodhej aty pranë shkoi dhe i fiku mikrofonin.
Ky incident bëri që dy deputetët të përfshiheshin në përplasje fizike. Ishte garda dhe kolegët e tjerë të parlamentit ata të cilët qetësuan situatën dhe ndaluan përshkallëzimin e konfliktit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë