U kap në flagrancë duke lëvizur i armatosur, vihet në pranga 22-vjeçari në Tiranë
Një person është arrestuar nga policia në Tiranë pasi u kap me armë, municione dhe drogë. Në kuadër të operacionit të koduar Arbana u vu në pranga shtetasi R. M., 22 vjeç, banues në Arbanë.
Ky shtetas u kap në afërsi të rreth-rrotullimit të TEG-ut pas informacioneve operative të policisë së në këtë zonë ndodhej një shtetas të armatosur.
Gjatë kontrollit të shtetasit R. M., shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krehër e municion luftarak.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi municioni luftarak si dhe fara të dyshuara kanabisi.
Nga informacionet e marra dyshohet se ky shtetas armën e zjarrit e kishte për ta shitur.
Punohet për identifikimin e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
Rezervimet për verën, më të ulëta se vitet e kaluara
Njoftohet data, shqiptarët nga diaspora pritet të vijnë sërish në Tiranë më 4 korrik
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
- 21:43 Tronditje në Hungari, policia po heton një rast kanibalizmi në një spital në Budapest
- 21:36 Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në tre muaj për shkak të përparimit të negociatave me Iranin
- 21:26 Ronaldo shkëlqen me dopietë dhe hyn në historinë e Botërorëve, Portugalia mund 5-0 Uzbekistanin
- 20:53 “Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë”? Rama reagon sërish për Dritan Goxhajn
- 20:51 Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë
- 20:48 Rezervimet për verën, më të ulëta se vitet e kaluara