U kapën për vrasje në tentativë, jepet masa e sigurisë për 2 të rinjtë
Gjykata e Elbasanit shpalli sot masën e sigurisë arrest me burg për të arrestuarit Brikin Rusta, Emanuel Rrapushi të cilët u kapen për tentativë vrasje si edhe Bojken Bahiti i cili u arrestua pasi iu gjetën në banesë drogë, armë dhe municion luftarak.
2 armë zjarri (1 kallashnikov dhe 1 PMSH), municion luftarak, lëndë narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.
Më datë 26.05.2023 Policia Elbasan njoftoj finalizimin e operacionit të koduar Plani ku një grup të rinjsh do ekzekutonin një person tjetër. Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Brikin Rusta, Boiken Bahiti, Emanuel Rrapushi si dhe u shpall në kërkim shtetasi Klaudjo Sulmina. Këto shtetas dyshohet se do të ekzekutonin Mariglen Hidën.
Në dëshminë e tij para OPGJ, Emanuel Rrapushi ka deklaruar se:
“Kam qenë duke pirë kafe tek një lokal, tek tabakino kur më erdhi Brikin Rusta më tha hajde të pimë një cigare hashash. Shkova me të dhe me Boiken Bahitin i njohur ndryshe me pseudonimin KANADEZI. Kemi shkuar përball shtëpisë së Kanadezit dhe aty Brikin Rusta ka nxjerr nga xhupi një armë tip Kallashnikov ak47 dhe në moment që e nxjerr i bie karikatorja nga Foleja.
Aty u tremba dhe i kam thënë që unë nuk kam ardhur për këtë punë dhe u largova. E gjithë skena është filmuar nga kamerat të sigurisë të shtëpisë së kanadezit.” Ka deklaruar para OPGJ Emanuel Rrapushi një prej të arrestuarve në kuadër të operacionit PLANI.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës