U ndaluan nga SPAK, merren në pyetje oficerët e policisë gjyqësore
Shefi i komisariatit të policisë rrugore Tiranë Roven Zeka, shefi i oficerëve të policisë gjyqësore në këtë komisariat, Sokol Novaku dhe oficeri i policisë gjyqësore në rrugoren e kryeqytetit Edison Tabaku e kanë kaluar natën në bllokun e sigurisë.
Zeka dhe Novaku u vetë paraqiten mesditën e së shtunës në drejtorinë vendore të policisë Tiranë pasi për ta SPAK kishte lëshuar urdhër ndalimi si të dyshuar për veprën penale, korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim.
Mësohet se gjatë mëngjesit të së dielës, punonjësit e policisë kanë dhënë shpjegimet paraprake para oficerëve të BKH-së të cilët i kanë pyetur në kushtet e izolimit në bllokun e sigurisë.
Rasti është hetuar nga prokurorja Elida Kaçkini e cila ende nuk i është drejtuar me kërkesë GJKKO mbi masën e sigurisë që do të kërkojë për 3 zyrtarët e uniformave blu.
Sipas të dhënave paraprake, zyrtarët dyshohet se kanë favorizuar kundrejt ryshfetit, drejtuesen e një automjeti. Kjo e fundit ka shkaktuar një aksident rrugor dhe është proceduar në gjendje të lirë, megjithëse nga aksidenti 2 persona kishin marrë ndihmë mjekësore në spital.
2 mijë euro dyshohet shuma e dhënë si rryshfet, ndërsa oficeret e policisë kane mohuar akuzën duke pretenduar se kane zbatuar procedurat standarde.
Dyshohet se për këtë rast SPAK ka administruar edhe përgjime.
LEXONI GJITHASHTU:
GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar
Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli
- 16:24 GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera
- 16:19 Ministri Katz: SHBA po bllokon sulmet izraelite ndaj objektivave energjetike iraniane
- 16:18 Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar
- 16:08 Ceremonia mortore e Lindsey Graham, do të marrin pjesë edhe Netanyahu dhe Zelenskyy
- 16:00 Dyshime për varrezë masive me trupa shqiptarësh në Zubin Potok, nisin gërmimet
- 15:48 Mijëra palestinezë të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit