“U pa si shpëtimtar”, Kulluri tregon gabimin që bëri Berisha

11 Tetor 2022 | 13:25

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, në një intervistë për Euronews Albania, tha se gabimi që bëri kreu i PD-së Sali Berisha, është se premtoi primare por që nuk i bëri.

Ai theksoi se për shumë demokratë Berisha u pa si shpëtimtar i PD-së, por që kjo gjë nuk ndodhi.

“Berisha shihet si shpëtimtar nga shumë demokratë por kjo nuk ndodhë. Berisha duhet të krijojë besim që të mos ndodhin. Nuk ishte më problem të Basha si individë, por t  sjellja e liderit të opozitës dhe çdo politikani. Këtu Berisha bëri gabimin fatal, premtoi primare dhe nuk bëri”- theksoi Kulluri.

Më tej ai nënvizoi se Berisha së bashku me ish-kreun e PD-së Lulzim Basha, janë përgjegjës për humbjen më 25 prill.

“Për vet faktin se ka një pakicë bllokuese është një problem shumë i madh për Berishën. Faktori ndërkombëtar është ndikues në opinion bërje.  Berisha erdhi si shpëtimtar i opozitës, por gabimi që bëri Berisha është konteksti dhe rrethanat janë krejt të ndryshme nga ’92, 2005 e 2009 .

Harron që është i njëjti që me heshtjen, miratimin, mbështetjen e Lulzim Bashës, është bashkëpërgjegjës për atë që ndodhi më 25  prill. Problemi i Berishës nuk është vetëm me këtë pakicë por ka një pjesë tjetër elektorati të PD-së që fajësojnë me të drejtë, Bashën e Berishës.”- përfundoi Kulluri.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konferenca e Kryetarëve vendos të enjten për datën e seancës për reformën territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte planifikuar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite votimin e raporteve të Partisë...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit

Është zbardhur agjenda e mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e cila do të zhvillohet të premten në Pallatin...
15:23 | 21/07/2026