U padit për shpifje nga punonjësi i burgut të Peqinit, GJKKO shpall të pafajshëm Flamur Nokën
Gjykata e Posaçme ka dhënë pafajësi për deputetin e Partisë Demokratike Flamur Noka, i kallëzuar për shpifje dhe fyerje nga një punonjës i burgut të Peqinit, Gjergji Vishkuli.
Ky i fundit e akuzonte Sekretarin e Përgjithshëm të PD lidhur me një denoncim që Noka kishte bërë në rrjetet sociale ku akuzonte punonjësit e burgut se ishin angazhuar në fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit në mbështetje të Partisë Socialiste. Deputeti demokrat nuk ishte i pranishëm në seancë por u përfaqësua nga avokatja Eda Grimçi. Kjo e fundit deklaroi se edhe SPAK kërkoi pafajësi për demokratin, pasi kishte bërë një denoncim publik dhe jo shpifje, teksa shtoi se denoncimi u provua pasi Sara Mila doli më e votuara në Elbasan, dhe se prokuroria e këtij qyteti, ka nisur një hetim për të verifikuar pretendimet e Nokës
Flamur Noka do të denonconte se Burgu i Peqinit ishte kthyer si një ndërmarrje e të shumëkërkuarit të drejtësisë Suel Çela dhe se ky i fundit e përdori burgun si një shtab zgjedhor të kandidates së PS-së, Sara Mila.
Sipas Nokës, efektivët e burgut përmes presioneve për largime nga puna kërkonin votën për PS-në.
“Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
“Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij