“U penduan personazhet publik”, Kajana komenton reagimet e “armiqve” të Berluskonit
Publicisti Gjergji Kajana ishte i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconit, të cilit ju dha edhe lamtumira e fundit pasditen e kësaj të mërkure.
Kajana tha se ajo që i ka bërë më së tepërmi përshtypje është fakti se edhe “armiqtë” e tij duken të penduar. Kajana tha se Berluskoni u përndoq gjatë gjithë karrierës së tij politike nga gjyqet, por u dënua vetëm një herë për evazion fiskal, vepër penale që jo rrallë kryhet nga sipërmarrësit italianë.
“Më ka bërë përshtypje një aspekt që të lë të kuptosh edhe një lloj “pendimi” të personazheve publik me të cilët Berluskoni ka pasur të bëjë. Është folur shumë për proceset gjyqësore, të cilat Berluskonin si të thuash e kanë përndjekur që prej hyrjes së tij në politik deri shumë kohë më pas. Ai ka pasur dhe një dënim i cili për disa kohë e largoi edhe nga politika, që ishte për një evazion fiskal që u krye gjatë kohës që ishte sipërmarrës.
Më ka bërë përshtypje se personazhe publik që kanë qenë kritik ndaj Berluskonit, kanë theksuar dhe kanë pranuar që ndaj Berluskonit ka pasur një si lloj, “ekzekutimi gjyqësor”, qoftë edhe për faktin se proceset e tij kanë qenë të shumta, shumë prej tyre janë mbyllur për shkak të mbarimit të afatit të gjykimit dhe për faktin se janë mbyllur vetëm me një dënim, një dënim i cili nuk ka qenë vetëm veti e Berluskonit, pasi evazioni fiskal është i përhapur te sipërmarrësit italian”,-tha Gjergji Kajana.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zëdhënësi i BE: Jemi duke verifikuar ngjarjet në vijën kufitare Kosovë-Serbi
- Qeveria Kurti i heq licensën Klan Kosovës
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë