U përfol se do të merrte drejtimin e Flamurtarit, De Biasi flet për Euronews Albania

13 Qershor 2025 | 07:34

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, ka mohuar kategorikisht lajmet e përhapura së fundmi në media për një kalim të mundshëm te klubi i Flamurtarit. I kontaktuar nga Euronews Albania, tekniku italian u shpreh i habitur nga spekulimet dhe theksoi se nuk ka pasur asnjë komunikim me klubin vlonjat.

“Është diçka e pabesueshme… Nuk kam folur kurrë me dikë nga Flamurtari… dhe shumë gazetarë më telefonojnë për këtë,”- deklaroi De Biasi në një përgjigje për gazetarin Enriko Gabaj.

Gianni De Biasi mbetet një figurë ikonike në futbollin shqiptar, pasi është trajneri i parë që udhëhoqi Shqipërinë drejt një kualifikimi historik në një kampionat europian, Euro 2016.

Aty, kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje dinjitoze, duke fituar ndaj Rumanisë dhe lënë një gjurmë të fortë në memorien kolektive të tifozëve shqiptarë.

Pas asaj eksperience, ai ka ruajtur një marrëdhënie të ngushtë me Shqipërinë, ku është nderuar me tituj të ndryshëm dhe mban pasaportë shqiptare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026