U pezullua nga Kryesia, Tritan Shehu: Strukturë anti-statuore, do ketë zhvillime shumë shpejt
Vendimin për pezullimin nga Partia Demokratike, deputeti Tritan Shehu e ka quajtur anti-statuor.
Për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, Shehu deklaroi se aktualisht nuk ka një vendim nga kryesia e partisë, pasi të tilla struktura nuk ekzistojnë.
“Nuk ka Këshill Kombëtar, ka Kuvend Kombëtar dhe Komisioni i Rithemelimit. Do të ketë një Kuvend në muajin mars. Ka vetëm dy institucione PD në këto momente”, u shpreh ai.
Deputeti nënvizoi se do të shkojnë në mjediset e PD-së, pasi ajo është një seli e demokratëve.
“Unë mendoj që do shkojmë dhe ajo godinë do u jepet demokratëve dhe do jetë e hapur për të gjithë”, tha ai
Z. Shehu tha se do të përdoren të gjithë mjetet demokratike që të realizohet qëllimi.
“Do të ketë shumë shpejt zhvillime, ndoshta çështje ditësh”, tha deputeti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë