“U pyetën për lidhjet me UÇK”, Sveçla: Qytetarët e ndaluar në Serbi u provokuan

18 Prill 2024 | 16:57

Të paktën 1498 qytetarë të Kosovës janë ndaluar, keqtrajtuar e disa edhe janë marrë në pyetje dje nga autoritetet në Serbi në lidhje me të kaluarën e tyre, lidhjet me UÇK-në, pjesëmarrjen e tyre në UÇK, apo të familjarëve, si dhe vendndodhjen dhe veprimtarinë e tyre gjatë viteve ’98-’99.

Kështu bëri me dije ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla në një konferencë për mediar ditën e sotme. Sveçla tha se qytetarët e Kosovës janë provokuar fizikisht dhe verbalisht nga autoritetet policore serbe. Kjo ka shkaktuar frikë tek të gjithë por veçanërisht tek fëmijët dhe të miturit që kanë qenë të bllokuar

“Sipas informatave tona, dje së paku 1498 qytetarë janë ndaluar, maltretuar e disa edhe janë marrë në pyetje në lidhje me të kaluarën e tyre, lidhjet e tyre me UÇK-në, pjesëmarrjen e tyre personalisht në UÇK, apo të familjarëve, si dhe vendndodhjen dhe veprimtarinë e tyre gjatë kohës të vitit 98-99. Atyre iu janë marrë dokumentet personale duke i lënë ashtu pamundësinë për të lëvizur apo kthyer mbrapa. Qytetarët e Kosovës janë provokuar fizikisht dhe verbalisht nga autoritetet policore serbe. Kjo ka shkaktuar frikë tek të gjithë por veçanërisht tek fëmijët dhe të miturit që kanë qenë të bllokuar. Përveç presionit psikologjik, ata për orë të tëra kanë pas mungesë të ushqimit, ujit dhe barnave. Pjesë e këtyre arrestimeve, kanë qenë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Në mëngjesin e hershëm dje, pas kalimit kufitar në Jarinje, është ndaluar edhe zëvendësdrejtori i Policisë, Dejan Jankoviç. Sipas informatave që kam pranuar nga Policia, dhjetë pjesëtarë policorë janë ndalur, pesë prej tyre janë liruar mbrëmë, kurse, katër prej tyre sot dhe vazhdon që zëvendësdrejtori i policisë të jetë i arrestuar. Zëvendësdrejtori Jankoviq është dërguar dje në Rashkë, metodë kjo e përsëritshme ndaj pjesëtarëve të Policisë për t’i marrë në pyetje nga Agjencia e tyre për Inteligjencë. Sipas informatave të fundit ai është dërguar në paraburgim 48 orë me akuzën për prishje të rendit kushtetues”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026