U regjistruan 246 mijë, pse pjesëmarrja e diasporës në votime mund të ulet
Numri i votuesve të diasporës mund të jetë shumë më i ulët se ai i regjistruar në KQZ.
Edhe pse në portalin e KQZ janë regjistruar më shumë se 246 mijë votues nga jashtë, jo të gjithë mund të arrijnë të votojnë, pasi fletët e votimit duhet të shpërndahen me postë dorë më dorë.
Përveç atyre që zgjedhin të mos votojnë, ose për arsye objektive nuk do mund të marrin pjesë në proces, një arsye që pritet të ketë shumë impakt pritet të jetë pikërisht një rregull teknik:
Sipas rregullores së përcaktuar, zarfi me fletën e votimit dërgohet nga KQZ përmes postës, por duhet t’i dorëzohet personalisht votuesit të regjistruar. Nëse postieri nuk e gjen në shtëpi pas tre përpjekjesh, atëherë ai emigrant i regjistruar humbet të drejtën për të votuar.
Ky proces, që na kushton 10 milionë euro, është marrë përsipër nga kompania ndërkombëtare DHL.
Një situatë e ngjashme ka ndodhur në Kosovë, ku nga 105 mijë emigrantë të regjistruar për të votuar, vetëm 84 mijë arritën të hedhin votën në zgjedhjet e 14 shkurtit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta