“U rikthyen”- Balliu: Po vendoset diktatura hoxhiste, u godit kryetari i opozitës

22 Tetor 2023 | 11:39

Shefi i organizimit te grupi i Rithemelimit në PD, Klevis Balliu e cilëson rivendosje të regjimit komunist vendimin e djeshëm të SPAK për të marrë të pandehur Sali Berishën.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, Balli shprehet se historia fakton, se në çdo vend ku është vendosur diktatura goditet kryetari i opozitës.

“Historia fakton, se në çdo vend ku është vendosur diktatura goditet kryetari i opoziteë, dje diktatura Hoxhiste është rikthyer me fëmijët e përdhunuesve dhe vrasëseve të shqiptarëve nga Kristaq Rama Kasem Balla te Edit Çuçit bën pikërisht atë çka provat historike na kanë paralajmëruar, goditën kryetarin e opozitës. Fati i shqiptarëve dhe fatkeqësia e regjimit është se ndryshe nga vende të tjera në histori opozita nuk ka në plan të ndalojë apo të lëshojë pe kryetari i saj. Në fund të kësaj beteje të opozitës për Shqipëri, do të triumfojnë dhe vendi do të çlirohet përfundimisht nga kthetrat e errëta të kanaleve hoxhiste”, shprehet Balliu.

Mbrëmjen e të shtunës është arrestuar në aeroportin e Rinasit Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha. Arrestimi është bërë me urdhër të SPAK, pas kallzimit të bërë në vitin 2020 nga Ministri I brendshëm Taulant Balla lidhur me privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.

Në pranga ka rënë edhe Fatmir Bektashi, ortak me Malltezin dhe ndërtues i kullave ne ish-kompleksin Partizani. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur masë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit edhe, për ish-kryeministrin Sali Berisha me akuzën e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026