U vra nga fëmijët/ Dëshmia e Hysen Metës: E planifikuam me motrën, unë shkrepa armën
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e zbuluar ditën e djeshme në Durrës, ku tre fëmijë janë përfshirë në vrasjen e babait të tyre. Hysen Meta, djali 24-vjeçar, i viktimës Pëllumb Meta, ka dëshmuar para policisë se ka qenë ai personi që ka kryer qitjen.
Ai tha se gjithçka ishte e planifikuar. Sipas dëshmisë së tij ata kishin vendosur ta vrisin babain e këtë zgjodhën ta bëjnë ditën e shtunë që të tre do të ishin në shtëpi. Ndërkohë që babai ishte i shtrirë në divan, Hysen Meta dëshmon se i ka thëqnë të ngrihet, e në atë moment e ka qëlluar katër herë me armë.
Ai shprehet se në dhomë me ta ka qenë edhe e motra, e cila fillimisht mori fajin përsipër, ndërsa vëllai tjetër është futur në dhomë vetëm pasi ka dëgjuar të shtënat e armës.
“Në mëngjes bëmë planin për ta vrarë, pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. I thashë çohu dhe kur u çua në këmbë unë e qëllova 4 herë me pistoletë.
Në dhomë me mua ishte dhe motra. Pasi e vramë, e zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. E transportuam te kasollja dhe aty e varrosëm.
Planin e hartuam së bashku me motrën. Ai ishte bërë i padurueshëm në familje, sepse për gjithçka duhej të vendoste ai. Ishte e pamundur që ta kundërshtoje. Kupa u mbush kur vendosi të fejonte motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishtePasi zhdukëm trupin, duhet të zhduknim makinën.
E morëm makinën dy ditë më pas dhe çuam diku afër Sektorit Rinia. Pastaj erdhëm ne polici. Më pas dihet, ndodhi ajo që e dini edhe ju. E zbuluat. Donte ta merrte përsipër motra pasi në një farë mënyrë ishte shkaku i sherrit. Por e vërteta është kjë që them unë. Marr përsipër autorësinë, nuk jam penduar. Më vjen keq vetëm për motrën dhe vëllain se nuk kanë faj fare”, – ka qene kjo një pjese e dëshmisë së 25-vjeçarit.”,-thuhet në dëshmi.
LEXONI GJITHASHTU:
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin