U zgjodh deputet në Malin e Zi, Nimanbegu: Presim mbështetje nga Kosova e Shqipëria

11 Qershor 2023 | 23:58

Genc Nimandbegu, një nga deputetët shqiptarë të sapozgjedhur për të përfaqësuar shqiptarët në parlamentin e Malit të Zi.

Si deputet i sapozgjedhur ai dha një intervistë për “Review” në Euronews Albania ku tha se tashmë shqiptarët do të kenë një përfaqsim më të madh në parlamentin e Malit të Zi për shkak se me garimin në dy lista arritën të fitonin më shumë deputetë.

Gjithashtu Nimanegu tha se ai dhe deputetët e tjerë shqiptarë presin dhe kërkojnë mbështetje, për sa u takon çështjeve që prekin shqiptarët, nga Kosova dhe nga Shqipëria, pasi siç u shpreh ai kjo ka munguar më parë.

“Është kënaqësi që më në fund do kemi edhe një madat më tepër në ksitat shqiptare. Ne kemi garuar në dy lista dhe do kemi një numër më të madh shqiptarësh se më parë. Këto zgjedhje kanë dëshmuar lëvizje tektonike më politikën e brenddshme të Malit të Zi.
Tashmë do kemi komplet një drejtpeshim tjetër në politikën e Malit të Zi pas tre viteve bredhje politik e me koalicione të sinqerta apo të pasinqerta, ndikimit të kishës mund të jepet mundësia për formimin e një qeverisjeje më stabile. Ne presim mbështetje nga Kosova dhe nga Shqipëria, pasi më parë nga Shqipëria nuk kemi pasur më herët mbështetje dhe shpresoj që kjo të ndryshojë”,-tha për Euronews Albania, Genc Nimanbegu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026