U zgjodh me 85 vota “Avokat i Popullit”, vjen reagimi i parë i Endrit Shabanit
Kandidati i sapozgjedhur për Avokat të Popullit, Endrit Shabani, ka reaguar pas votimit në Kuvend, ku u miratua me 85 vota pro në seancën e së enjtes. Në një deklaratë publike, Shabani shprehet se procesi ishte njëkohësisht “i rëndësishëm, personalisht prekës dhe surprizues në dinamikën e tij”.
Duke komentuar qëndrimet e grupeve parlamentare, ai u shpreh i habitur nga sjellja e opozitës, e cila fillimisht e mbështeti me firmat e nevojshme për kandidim, por më pas nuk e votoi në seancën plenare.
“Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët fillimisht më inkurajuan me dashamirësi, më dhanë firmat e tyre sipas ligjit dhe më uruan sukses, por më pas vendosën ta braktisnin kandidaturën time a thua se nuk ishte e tyrja.”-shkruan Shabani.
Ndërkohë, ai vuri në dukje qëndrimin e mazhorancës, e cila nuk firmosi për kandidimin e tij, por e votoi unanimisht në momentin final.
“Deputetët e mazhorancës, fillimisht refuzuan të më jepnin qoftë edhe një firmë… por në momentin final më votuan që të gjithë, madje me votë të fshehtë, duke më besuar detyrën e Avokatit të Popullit.”-vijon Shabani.
Shabani falënderoi 35 deputetët e opozitës që firmosën kandidaturën e tij, duke theksuar se nuk do t’u japë arsye të mendojnë se gabuan, pavarësisht se nuk e mbështetën në votim.
“I siguroj se nuk do t’u jap arsye për të menduar ndonjëherë se bënë gabim që më mbështetën në fillim apo se bënë gjënë e duhur që nuk më votuan në fund.”-shkruan Shabani.
Ai shprehu mirënjohje edhe për mazhorancën, duke e cilësuar votën e tyre si akt pjekurie politike për zgjidhjen e një ngërçi të gjatë institucional dhe përparimin e procesit të negociatave.
“Duke më dhënë votën, deputetët e mazhorancës i dhanë përparësi si skuadër funksionimit të shtetit… dhe kapërcyen njerëzisht faktin që unë, si aktivist i angazhuar në radhët e opozitës, kam bërë dhe thënë gjëra për të cilat me siguri nuk iu ka ardhur mirë.”-vijon Shabani.
Në mbyllje, Shabani premtoi se do të kryejë detyrën me integritet dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve.
“U shpreh respekt për nivelin dallueshëm më të lartë politik dhe i siguroj se… do të bëj më të mirën për të gëzuar respektin e të gjithëve. Faleminderit!”-përfundon Shabani.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit