U zunë për motive të dobëta, 49-vjeçari qëllon me thikë kokë një person në Lushnjë

3 Gusht 2024 | 10:52

Në ngjarje e rëndë është parandaluar në qytetin e Lushnjës këtë tëë shtunë. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se në prangat e policisë ka rënë një 49-vjeçar i cili tentoi të vriste me thikë një tjerë person.

Ngjarja ka ndodhur në një market të qytetit, ku pas një konflikti për motive banale shtetasi G. H., 49 vjeç  ka qëlluar një 40-vjeçar me thikë duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.

Ndërhyrja e policisë bëri që 49-vjeçari të arrestohej, ndërkohë që ëi dëmtuari u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi:-G. H., 49 vjeç, banues në Lushnjë.Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

EXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026