UEFA përzgjedh një rumun për finalen e Champions League PSG-Inter

30 Maj 2025 | 09:47

Një arbitër rumun ka përzgjedhur UEFA për të gjykuar finalen e Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Interit, e ai është 40-vjeçari Kovaks. Ndeshja luhet të shtunën në orën 21, ndërsa kjo është finalja e pestë që mbahet në Mynih.

Të shtunën sytë e gjithë botës janë në Mynih, aty ku zhvillohet finalja e Champions League mes PSG-së dhe Interit, dy skuadra të cilat na kanë surprizuar këtë sezon. Gjithcka është gati, përgatitjet janë drejt fundit, ndërsa ekipet kanë mbërritur në Mynih ku janë njohur me terrenin, megjithëse ziklatrit e njohin mjaft mirë, pasi pak javë më herët u përballën aty me Bayernin, të cilin e eliminuan në çerekfinale.

Për herë të pestë, Allianz Arena pret një finale Championsi, të kompeticionit më të lakmuar për klube në Evropë, aty ku spektakli është i garantuar. UEFA e ka vlerësuar maksimalisht sfidën, duke emëruar si gjyqtar kryesor rumunin 40-vjecar Istvan Kovacs, i cili më herët ka gjykuar finale në Conference dhe Europa League. Me profesion është mësues, ndërsa ka një eksperiencë të konsiderueshme si gjyqtar futbolli.

Sa i përket dy skuadrave, ato janë gati për këtë finale, me grupin thuajse të plotë, ndërsa do të kërkojnë me patjetër fitimin e trofeut. Mungesa e vetme për parizienët është Kimpembe, ndërsa te zikaltrit janë në dyshim Pavard, Zielinski dhe Bisseck, por nuk do të luajnë Correa e Carboni.

Kjo është hera e 6-të që Inter e PSG përballen me njëra-tjetrën, por e para në Ligën e Kampionëve, ndërsa favoritë në letër cilësohen francezët, me diferenca të vogla me kundërshtarin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit

Në Galerinë e Arteve të Pogradecit është çelur ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini, me titull “Qyteti i Dehur”. Cikli përfshin 50 punime në teknikën...
16:23 | 19/07/2026

34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri

Italia ka përkujtuar këtë të diel 34-vjetorin e vrasjes së prokurorit antimafia Paolo Borsellino, i cili humbi jetën më 19 korrik 1992 në një atentat...
16:01 | 19/07/2026

Studimi: Valët e të nxehtit rrisin rrezikun e depresionit sezonal të verës

Valët e të nxehtit nuk ndikojnë vetëm në shëndetin fizik, por edhe në atë mendor. Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat e larta dhe netët tropikale mund...
15:58 | 19/07/2026