UEFA pranon kërkesën e Serbisë, ndryshohet stadiumi për ndeshjen ndaj Shqipërisë

12 Shtator 2025 | 14:10

Tashmë është zyrtare, mësohet se ndeshja Serbi-Shqipëri e planifikuar për t’u zhvilluar në Beograd në stadiumin e Crvena Zvezdës “Rajko Mitić”, ku u luajt edhe ndeshja e fundit kundër Anglisë do të ndryshojë stadium. Pas kërkesës zyrtare të Federatës Serbe të Futbollit, ndaj UEFA-s është dhënë drita jeshile edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, për të zhvilluar ndeshjen në propozimin e tyre që është stadiumi i Leskovaci, i quajtur “Doçica”.

Ky impiant sportive i rikonstruktuar në vitin 2023, ka një kapacitet modest prej 8000 vendesh, krahasuar me Marakanën në Beograd që ka një kapacitet prej rreth 52.000 vendesh, ku ishte përcaktuar fillimisht zhvillimi i ndeshjes me Shqipërinë.

Ngjarjet e fundit në ndeshjen ndaj Anglisë pritet të sjellin edhe dënimin e rëndë për zhvillimin e ndeshjes të paktën të rradhës pa tifozë, përveç gjobës së majme në euro. Kjo me sa duket, por edhe frika nga përsëritj e ngjarjeve të së shkuarës dhe pamundësia për të kontrolluar hooliganët e tyre edhe vetë organizatorët kërkojnë të largohen sa më shumë nga ata. Për ato ngjarje ndpërkohë pritet që të merret një vendim për zhvillimin e të paktën ndeshjes përballë Shqipërisë pa tifozë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026