“Ujqërit e Vetmuar”, Gjermania në alarm për sulme para Euro 2024
Nga 14 qershori – 14 korrik Gjermania pret finalet e Kampionatit Evropian 2024 dhe shteti gjerman është në këmbë për sigurinë. media gjermane Bild bën me dije se autoritetet janë në alarm për të quajturit “Ujqërit e Vetmuar”, për shkak të radikalizimit të tyre nga grupet terroriste edhe nëpërmjet internetit.
Persona të tillë veprojnë të vetëm dhe është e vështirë për t’i identifikuar. Fundjavën e kaluar, para ndeshjes Bayern Munich – Dortmund, grupi ISIS-K që mori përsipër masakrën e Moskës lëshoi një kërcënim se do sulmonte tifozët, gjë që çoi në gatishmëri shumë trupa, jo vetëm në terren.
Rasti nuk u klasifikua si një ‘kërcënim specifik’, por autoritetet e sigurisë u alarmuan, veçanërisht në funksion të Kampionatit Evropian në shtëpi. Sipas Bild, pas këtij kërcënimi ka pasur një shkëmbim informacionesh mes autoriteteve kombëtare dhe shërbimeve sekrete të huaja.
Qëllimi është të zbulohet nëse një celulë terroriste po shkon në Gjermani”, tha një zyrtar i policisë për gazetën gjermane. Vëmendja u përqendrua mbi të gjitha tek ‘Ujqërit e Vetmuar’.
“Një person i tillë mund të ndihet i frymëzuar për të kryer një sulm terrorist nga një thirrje propagandistike”, vuri në dukje një ekspert. Për të vlerësuar saktë kërcënimet dhe për të marrë masat e nevojshme, raporton Bild, autoritetet gjermane llogarisin edhe ndihmën e shërbimeve të inteligjencës dhe autoriteteve të huaja të sigurisë, si FBI.
Për t’u theksuar se sa i takon tifozëve problematikë që pritet të shkojnë në Gjermani, në Angli kanë ndaluar hyrjen e huliganëve dhe më shumë se 1600 tifozëve do u konfiskohen pasaportat.
LEXONI GJITHASHTU:
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion