Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë të burgosurit, vijojnë sulmet me dronë kamikazë në Kiev

18 Tetor 2022 | 16:23

Rreth 100 gra ukrainase të burgosura u shkëmbyen më së fundi në marrëveshje me Rusinë. Më e moshuara mes tyre është 62 vjec, dhe më e reja 21.

Zyrtarët bën me dije se 37 gra janë evakuar së fundmi  nga fabrika e çelikut Azovstal e cila para pak kohësh ishte e rrethuar.

Në të njëjtën kohë 110 të burgosur u kthyen në Rusi nga Ukraina. Për herë të parë Komisioneri rus për të drejtat e njerit u takua me homologun ukrainas.

Në fjalimin e radhës presidenti Zelensky u shpreh se disa nga ukrainasit ishin kapur shumë kohë përpara luftës, por ata nuk ishin harruar.

“Nuk kemi harruar asnjë nga njerëzit tanë, do t’i rikthejmë të gjithë, ne duhet t’i  rikthejmë”, theksoi Zelensky.

Sulmet me dronë kanë vijuar edhe gjatë natës në Kiev.

Shërbimet e emergjencës së Ukrainës publikuan video ku përpiqeshin të evakunin banorët nga ndërtesat që u sulmuan të hënën në mëngjes.

“Rusët duan të sjellin depresion tek ukrainasit, por përkundrazi çdokush është i zemëruar dhe ata duan të mbrojnë atdheun e tyre, vendin e tyre”, u shpreh kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitchko.

Rusia nga ana tjetër shprehet se po përdor dronët kundër objektivave legjitime si nënstacionet e energjisë elektrike, por Ukraina thotë se po goditen civilët.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026

Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhageni, është shpallur për të dytin vit radhazi qyteti më i jetueshëm në botë, sipas Indeksit Global të Jetëshmërisë 2026 të Njësisë...
18:06 | 25/07/2026

Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona

Autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin e pothuajse 60,000 njerëzve pranë Bordeaux, duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve të cilëve u është thënë të...
07:59 | 25/07/2026

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026