Ukraina dhe SHBA pritet të nënshkruajnë sot marrëveshjen për mineralet

30 Prill 2025 | 15:47

Ukraina pritet të nënshkruajë sot marrëveshjen e shumëpritur me Shtetet e Bashkuara për zhvillimin e burimeve minerale, raportojnë burime të larta nga presidenca ukrainase për AFP. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e ekonomisë së Ukrainës, Yulia Svyrydenko, ndodhet në Uashington për të formalizuar marrëveshjen, drafti përfundimtar i së cilës nuk është ende miratuar nga qeveria ukrainase.

Sipas AFP, dokumenti parashikon krijimin e një fondi të përbashkët investimi në përmasat “50/50” mes Kievit dhe Uashingtonit.

Më 18 prill, të dyja palët nënshkruan një memorandum si hap paraprak drejt kësaj marrëveshjeje. Kryeministri ukrainas, Denis Shmyhal, e ka cilësuar versionin e fundit të dokumentit si një “marrëveshje të vërtetë partneriteti” dhe ka konfirmuar se dokumenti do të nënshkruhet “në të ardhmen e afërt”, ndërsa janë parashikuar edhe dy marrëveshje shtesë që do të pasojnë këtë proces.

Shmyhal gjithashtu deklaroi se marrëveshja do të duhet të ratifikohet nga parlamenti ukrainas, me konsultimet që do të nisin të enjten. Ai shtoi se ndihma e ardhshme nga SHBA-ja për Ukrainën mund të konsiderohet si pjesë e kontributit amerikan në fondin e përbashkët të investimeve.

Zyrtarët ukrainas shpresojnë se nënshkrimi i marrëveshjes, e cila ka marrë mbështetjen e presidentit amerikan Donald Trump, do të shërbejë edhe për të forcuar mbështetjen e Uashingtonit ndaj Kievit.

Sipas Reuters, teksti i marrëveshjes është zhvilluar ndjeshëm që nga përpjekja fillestare për ta nënshkruar atë në shkurt, përpjekje që u shoqërua me një debat të ashpër në Zyrën Ovale midis Presidentit Trump, senatorit JD Vance dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026