Ukraina dhe SHBA shqyrtojnë marrëveshjen për mineralet e rralla

17 Shkurt 2025 | 07:33

Rezervat e mëdha me minerale të rralla i japin Ukrainës mundësitë për të qenë një furnizues strategjik për Perëndimin. Presidenti Donald Trump po shqyrton një marrëveshje që do të siguronte vazhdimin e mbështetjes amerikane për Ukrainën në luftën kundër Rusisë në këmbim të qasjet tek mineralet e saj.

Miniera Zavallivsky në Ukrainën qendrore ka një nga depozitat më të mëdha të grafinës në Evropë, një material kyç për bateritë e automjeteve elektrike dhe reaktorët bërthamorë.

Kjo është një nga rezervat e mëdha të mineraleve të rralla që synojnë Shtetet e Bashkuara ndërsa përpiqen të ulin varësinë nga Kina për materiale të tilla. Drejtuesit e minierës thonë se me investimet e duhura ajo mund të bëhet një lojtare globale në sektorin e grafinës.

“Bëhet fjalë për miliarda dollarë dhe vite investime. Qeveria ukrainase duhet të punojë ngushtë me partnerët amerikanë, evropianë dhe lojtarë të fuqishëm në mbarë botën për të bërë një lëvizje në këtë proces, për ta krijuar këtë bazë së bashku”, thotë Ostap Kostyuk, drejtues i minierës së grafinës, Zavallivsky.

Qeveria ukrainase thotë se vendi i saj ka depozita minerale të 22 nga 50 materialet strategjike të identifikuara si kritike nga Shtetet e Bashkuara. Po ashtu ka 25 nga 34 mineralet që Bashkimi Evropian i ka klasifikuar si tejet të rëndësishme.

Bëhet fjalë për grafinë, litium, titanium dhe uranium, minerale thelbësore për industrinë e mbrojtjes, energjinë e gjelbër dhe industritë e teknologjisë së lartë.

Ekspertët thonë se Ukraina ka potencial të lartë por kërkohen investime të mëdha për t’i shfrytëzuar këto rezerva.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri i Jashtëm i Egjiptit: BE do të na japë në ditët në vijim paketën e ndihmave prej 1.5 miliardë euro

Egjipti pritet të marrë 1.5 miliardë euro nga Bashkimi Evropian në ditët në vijim, i pari nga dy këste të mbetura të një pakete ndihme...
14:49 | 04/07/2026

Tre palestinezë të plagosur në sulmin izraelit në një fshat në Bregun Perëndimor

Tre palestinezë janë plagosur nga plumba metalikë të veshur me gome të qëlluar nga forcat izraelite në një fshat në veriperëndim të Ramallahut në Bregun...
14:37 | 04/07/2026

Zjarr masiv në SHBA, mijëra persona evakuohen në Denver. Dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

Një zjarr i madh po vijon të jetë aktiv në jugperëndim të Denverit dhe detyroi evakuimin e mijëra banorëve. Vatra e zjarrit shkatërroi më shumë...
13:52 | 04/07/2026