Ukraina dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë në vlerë 1 miliard euro

27 Maj 2024 | 17:44

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, e kanë nënshkruar të hënën një marrëveshje dypalëshe për sigurinë, sipas të cilës Madridi do t’i ofrojë Kievit ndihmë ushtarake në vlerë 1 miliard euro këtë vit.

Lajmi u bë i ditur gjatë një konference të përbashkët për media mes dy liderëve në Madrid, ku Zelensky mbërriti të hënën për bisedime me Sanchezin dhe Mbretin Felipe VI të Spanjës.

Para vizitës së tij, gazeta spanjolle El Pais raportoi se Madridi synon t’i dërgoj Ukrainës raketa për kundërajrorin Patriot dhe tanke Leopard, në kuadër të një pakoje të ndihmës ushtarake.

“Për periudhën deri në vitin 2027, Ukraina do t’i pranojë 5 miliardë euro nga Spanja përmes Fondit Evropian për Paqe”, tha Zelensky në konferencë për shtyp.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Tajani: Italia nuk do t’u përgjigjet më provokimeve të Trumpit

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani në një intervistë të marten ka deklaruar se Italia do të ndalojë së reaguari ndaj komenteve provokuese të Presidentit...
10:47 | 07/07/2026

Pse Trump dhe NATO kanë një marrëdhënie të trazuar?

Udhëheqësit botërorë janë në Turqi për një samit të NATO-s, por një ‘lojtar kyç’, presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka pasur një marrëdhënie të trazuar...
10:34 | 07/07/2026

Publikohen pamjet nga shpërthimi pranë hotelit ku po qëndron Macron në Damask (VIDEO)

Pamje nga shpërthimet e regjistruara këtë të martë pranë hotelit ku po qëndron presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Siri janë publikuar në mediat...
10:28 | 07/07/2026