Ukraina ka potencial për të përparuar në fushën e betejës, pretendon Zelenski
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se ekipi i tij i sigurisë kombëtare beson se kanë potencial për avancimin e forcave në front dhe për t’u shkaktuar humbje të rëndësishme pushtuesve.
Zelenski foli në video-mesazhin e tij të përditshëm pas takimit me shefat e inteligjencës, komandantin e forcave të armatosura dhe ministrat e Brendshëm dhe të Mbrojtjes.
“Ne përcaktuam detyrat në disa fusha taktike për të forcuar pozicionet tona. Dhe gjithashtu përpunuam tërësisht çështjen e sigurimit të trupave me armë moderne. Intensiteti i sulmeve ndaj armikut ende duhet të rritet,” tha Zelenski.
Ai u shpreh se shefi i tij i shtabit Andriy Yermak dhe komandanti i forcave të armatosura gjeneral Valery Zaluzhny patën një tjetër bisedë me këshilltarin e sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan dhe kryetarin e Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley.
“Presim lajme për shtetin tonë nga Turqia në lidhje me zhbllokimin e porteve tona”, tha Zelenski.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 13:27 Andy Burnham emërohet udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 12:50 Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
- 12:38 Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian