Ukraina konfirmon se Rusia e sulmoi me raketa verikoreane për herë të parë
Rusia e ka sulmuar Ukrainën me raketa, me të cilat e furnizoi Koreja e Veriut, për herë të parë prej se e nisi pushtimin e saj para dy vjetëve, tha një zyrtar i Kievit të premten, duke i vërtetuar vlerësimet e mëhershme të Shtëpisë së Bardhë.
Ai e tha këtë në rrjetin social X, pasi guvernatori i rajonit verilindor Harkiv, tha se rajoni u sulmua me raketa të shprehur nga Rusia, të cilat nuk ishin prodhim rus.
“Nuk ka më maskim… në luftën e saj prej gjenocidi, Federata ruse për herë të parë e goditi territorin e Ukrainës me raketa që i ka marrë nga Koreja Veriore”, tha zyrtari i lartë i Kievit, Mykhailo Podolyak.
Ai nuk ofroi prova se raketat ishin verikoreane. Në një komunikatë për media të enjten, Uashingtoni i citoi të dhënat e inteligjencës amerikane.
“Rusia po i sulmon ukrainasit me raketa që i ka marrë nga një shtet, ku qytetarët torturohen në kampe të koncentrimit, vetëm pse kanë radio të paregjistruar, pse flasim me ndonjë turist, apo pse shikojnë emisione televizive”, tha Podolyak.
Kremlini nuk u është përgjigjur pyetjeve rreth vlerësimeve të SHBA-së se Rusia shkrepi raketa verikoreane me rreze të shkurtra veprimi në Ukrainë.
Kombet e Bashkuara vendosën embargo armësh ndaj Koresë së Veriut në vitin 2006, kur ajo e kreu testimin e parë bërthamor.
Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të miratuara me mbështetjen e Rusisë, ua ndalojnë shteteve të bëjnë tregti armësh, apo pajisjesh tjera ushtarake me Korenë e Veriut.
LEXONI GJITHASHTU:
Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)
Sot 22 vite nga Euro 2004, kur Greqia tronditi Evropën dhe 19-vjeçari Ronaldo shpërtheu në lot (FOTO)
Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
- 17:24 Keir Starmer e quan vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër britanik ‘shumë personal’
- 17:14 Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AFD
- 17:14 Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)
- 17:07 Klopp pranon bisedimet me Federatën Gjermane të Futbollit: Jam më shumë se i motivuar, futbolli gjerman është në udhëkryq!
- 17:05 Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane
- 17:04 Forcat libaneze çaktivizojnë katër bomba të pashpërthyera në jug të vendit