Ukraina mban zi pas sulmeve ajrore ruse të një dite më parë
Një ditë zie po mbahet në Ukrainë pas një prej valëve më të këqija të sulmeve raketore ruse në disa muaj, me të paktën 41 persona të vrarë dhe 166 të plagosur.
Sipas mediave të huaja, spitali kryesor i fëmijëve në kryeqytetin Kiev ishte ndër ndërtesat e goditura në qytete anembanë vendit të hënën.
Dy persona vdiqën kur një raketë rrafshoi një pjesë të Spitalit të Fëmijëve Ohmatdyt, objekti më i madh i pediatrisë në Ukrainë dhe kërkimi për të mbijetuar nën rrënoja vazhdoi deri në orët e para të së martës.
Diku tjetër, guvernatori i rajonit jugor të Rusisë, Belgorod, i cili kufizohet me Ukrainën, tha se katër persona kishin vdekur në sulmet e Ukrainës në 24 orët e fundit.
Të hënën, Rusia mohoi të ketë shënjestruar spitalin e Kievit, duke thënë se ai ishte goditur nga fragmente të një rakete të mbrojtjes ajrore ukrainase, ndërsa Ukraina tha se kishte gjetur mbetje të një rakete lundrimi ruse.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti sulmin “brutal” dhe e përshkroi homologun e tij rus Vladimir Putin si një “kriminel gjakatar”.
NATO po përgatitet të mbajë një samit më vonë të martën në Uashington, ku përgjigja e bllokut ushtarak ndaj pushtimit të Ukrainës do të jetë në krye të axhendës.
Udhëheqësit botërorë aleatë të Ukrainës e kanë dënuar sulmin, përfshirë kryeministrin e ri britanik, Sir Keir Starmer.
LEXONI GJITHASHTU:
Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë, disa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë