Ukraina pa elektricitet, rusët dëmtojnë infrastrukturën energjetike, mungon edhe uji

18 Tetor 2022 | 20:26

Pa ujë të pijshëm, pa elektricitet, pa shërbime bazë. Strategjia e Kremlinit për bombardime masive ndaj infrastrukturës së energjisë ka futur një pjesë të mirë të qytetarëve ukrainas në errësirë.

Komunitetet më të prekura janë ato që jetojnë në zonat e shkatërruara, si në Kupiansk, por dimri po u afrohet të gjithëve.

Sipas Kievit zyrtar, situata është kritike. Zëdhënësi i shërbimeve ukrainase të emergjencës deklaroi se bombardimet ruse kanë lënë 1 mijë e 162 komplekse të banuara pa energji. Disa prej tyre ndodhen në territoret e pushtuara.

Në këtë aspekt, për herë të parë në një kohë të gjatë, Rusia pretendon se ka bërë progres në rajonin e Kharkivit, ku trupat e saj rimorën nën kontroll një lokalitet që braktisën në shtator.

Roli i luajtur nga dronët vetëvrasës iranianë, që kanë goditur edhe godina të banuara nga civilët, është kritik për strategjinë ruse.

Dronët në fjalë mund të fluturojnë në tufë dhe në lartësi të ulëta, gjë që i bën të vështirë për t’u rrëzuar.

Ministri i Jashtëm ukrainas i ka propozuar presidentit Zelensky ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, për bashkëpunim në krimet e agresionit rus.

Nga ana e saj, Rusia mohon përdorimin e këtyre mjeteve dhe Irani mohon që t’i ketë furnizuar ato, por ekspertët nuk kanë dyshim se bëhet fjalë për ta.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
15:56 | 16/07/2026

Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll

Dy turistë rusë u arrestuan në Stamboll pasi u akuzuan se kishin lexuar me zë të lartë fragmente nga Bibla Brenda xhamisë Shën Sofia. Dy rusët u dërguan në një stacion...
15:27 | 16/07/2026

Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore

Nëse Franca e mban fjalën që e dha më 14 korrik që aeroplanët luftarakë Rafale do t’i dërgohen Ukrainës në një të ardhme të afërt,...
15:19 | 16/07/2026