Ukraina pretendon se rusët mbajtën peng 300 civilë në bodrumin e një shkolle
Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë pretendon se forcat ruse kanë mbajtur peng 300 civilë ukrainas për 4 javë gjatë muajit mars, në bodrumin e një shkolle në Karkiv.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministria deklaroi se civilët ishin marrë peng në fshatin Yahidne, 140 km në veri të Karkivit dhe dyshohet se 18 persona kishin humbur jetën.
Një foto e publikuar në Twitter, tregonte sipas ministrisë emrat e personave që u mbajtën peng, të cilët kishin shkruar emrat e tyre në muret e bodrumit.
Më herët gjatë ditës së sotme, zëvendës kryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha se është arritur një marrëveshje për 9 korridore humanitare.
Vereshchuk u shpreh se rrugët e evakuimit do të funksiononin në rajonin e Luhanskut nëse forcat pushtuese ruse do të ndalonin bombardimet.
300 people were taken as hostages for 4 weeks in the basement of a school in Yahidne near Chernihiv by 🇷🇺 invaders.
People kept track of the days on a wall and wrote down the names of the 18 killed and of those who died.
From March 4 to “31 -🇺🇦 is here.”
📸by AP/Evgeniy Maloletka pic.twitter.com/2lpjwOUXzB— Defence of Ukraine (@DefenceU) April 13, 2022
LEXONI GJITHASHTU
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj